|
Me date 14 Mars 2003 u themelua Shoqeria Tregtare me Pergjegjsi te Kufizuar O.E.S DISTRIMED me seli ne Rruga: "Brigada e VIII", Pallatet Agimi- Tirane, Shqiperi, dhe ortake Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj.
Objekti i veprimtarise se shoqerise eshte ne fushen e tregtise te artikujve dhe materjaleve me perdorim mjekesor ne fushen e shendetesise, import-export.
Misioni yne eshte te ofrojme pajisje mjekesore inovatore me cmime kompetitive dhe cilesi te larte per ta bere sherbimin shendetesor me te mundshem dhe te perballueshem per shqiptaret. Gjate 5 viteve te fundit, ne kemi arritur te behemi nje nga importuesit, furnizuesit dhe kompanite tregtare me te medha ne Shqiperi persa i perket pajisjeve e materjaleve mjekesore, me nje prezence gjithnje e ne rritje ne fushen e shendetesise.
Suksesi jone i ka rrenjet ne marredheniet e vazhdueshme te perpikta me klientet si edhe investimin e pervitshem te rreth 10% te te ardhurave tona per marketing dhe promocion.Me 2 inxhinier bio-medikal e teknike te tjere ne staf, ne kemi ndertuar platformen e besuar per klientin e games elektro-mjekesore.
Ne aktualisht tregtojme rreth 530 artikuj qe i perkasin ketyre kategorizimeve te pergjithshme te produkteve: Pajisje Elektromjekesore; Laboratorike & Diagnostikuese; Te konsumueshme spitalore; Produkte para-farmaceutike dhe farmaceutike.
Parashikojme vazhdimin e lancimit dhe prezantimit te me shume produkteve te reja cdo vit me qellim zgjerimin e mbulimit te tregut tone. Ne jemi te bindur se portofoli i shumellojshem ne rritje i produkteve te perballueshme dhe cilesore qe ofrojme do te na mundesoje ne te vazhdojme ta rrisim edhe me shume perqindjen e tregut ku operojme.
Ne sektorin Publik qe eshte edhe me i fuqishmi aktualisht ne kemi furnizuar produktet tona ne mbi 40 spitale, klinika dhe ente shendetesore ne te gjitha rrethet e Republikes se Shqiperise si edhe spitalet me te specializuara perfshi ketu: Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza", Tirane; Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Mbreteresha Geraldine" Tirane; Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Koço Gliozheni" Tirane; Spitali Universitar i Semundjeve te Mushkerive "Shefqet Ndroqi" Tirane; Qendra Kombetare e Transfuzionit dhe dhurimit te Gjakut; Spitali Ushtarak Qendror Universitar-Laprake
Ne tregun privat qe eshte gjithashtu shume i rendesishem per ne kemi rreth 157 kliente dhe shenojme nje rritje rreth 20% ne cdo vit kalendarik.
Ne jemi te licensuar nga Ministria e Shendetesise si operator Mjekesor dhe Farmaceutik dhe gjithashtu jemi anetare te Dhomes Shqiptare te Tregtise dhe Industrise Tirane.
|